Egjipt, protesta të dhunshme, policia mësyn në konviktin e studentëve

Dec 30, 2013 | 10:18
SHPËRNDAJE

Një valë e re protestash kanë shpërthyer të dielën në Egjipt me një shpërthim dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve në një universitet në kryeqytet. Incidenti erdhi në fundjavën e mbushur me protesta të dhunshme nga kundërshtarët e qeverisë së përkohshme egjiptiane, e cila mbështetet nga Ushtria. Ngjarjet po tregojnë një ndarje gjithnjë e më të thellë politike. Të paktën një student mbeti i plagosur të dielën në Universitetin “al-Azhar” të Kajros. Ndërsa të shtunën një tjetër student ka humbur jetën në përleshje. Fjetores së Fakultetit të Agrikulturës iu vu flaka dhe ushtria e policia, të pajisura me gaz lotsjellës dhe plumba gome, kanë hyrë në konviktin e studentëve për të arrestuar ata që kanë marrë pjesë në ngjarjet e dhunshme. Askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga Universitetit dhe ndërtesat e tij. Protesta ka pasur edhe në universitetet e qyteteve të tjera, pak ditë pasi qeveria e cilësoi zyrtarisht si terroriste lëvizjen Vëllazëria Myslimane, e cila mbështetet nga më shumë se gjysma e popullsisë egjiptiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura