“Enver iku, Edver erdhi, na mbyti mor, na shkatërroi”, Basha me banorët në Velipojë: Do heqim taksën e Rrugës së Kombit, ja premtimi për biznesin e vogël

| 12:50
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha eshte ndalur sot ne Velipoje, ku ka degjuar e pare nga afer shqetesimet e banoreve, qe ankohet per mbijetesen, per kushtet e veshtira ekonomike dhe harresen nga ana e qeverise.

Basha gjate fjales me banore e biznesmene ne zone, ka premtuar se “biznesi i vogël do paguaj vetëm një taksë, vetëm një detyrim. 0.5% të xhiros”.

Sipas Bashes, kjo do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do paguajë biznesi i vogël.

Ai po ashtu premtoi heqjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe taksën që është vendosur mbi karburantin.

Kreu i opozitës u shpreh se çështja e turizmit, heqja e pengesave për të të do të jetë një nga temat kryesore në takimin e pritshëm me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti. “Natyrisht, pengesat më të mëdha janë në këtë anë, po, në çdo rast, të bëjmë të mundur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.”- tha Basha, i cili theksoi 2 të këqijat më të mëdha për turizmin tani, përveç frikës nga koronavirusi.

“Ka viruse të tjera që duhen larguar. Për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri ka dy pengesa të mëdha, çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë dhe taksa e Rrugës së Kombit. Këto janë dy çeshtjet që sot, ndoshta, nuk zgjidhen dot, po nesër, në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin gjatë këtyre 7 viteve do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet, siç e kam premtuar. Kjo, pa diskutim, që do ta ulë dhe koston për turistët nga Kosova, do të bëjë të mundur që më shumë qytetarë të Kosovës t’i drejtohen bukurive të plazheve të Velipojës, plazheve të Shëngjinit dhe plazheve të tjera të Shqipërisë, në Sarandë, Dhermi e kudo.”- tha Basha.basha velipoje3

Pronari i ushqimores ndau me zotin Basha shqetësimin për taksat e larta që paguan, si taksat kombëtare, edhe ato lokale, të tabelës, pastrimit. Kreu i opozitës e njohu me programin e PD për të lehtësuar biznesin nga taksat.

“Në planin tonë ekonomik, 140 milionë lekë të vjetra e poshtë do të jenë të gjithë biznes i vogël. Dhe biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë, vetëm 1 detyrim, 0.5% të xhiros. Do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do të paguajë biznesi i vogël. Këto para natyrisht do t’i shkojnë pushtetit vendor. Ndihma ndaj sipërmarrjes, ndihma ndaj biznesit të vogël është dhe ndihmë ndaj punësimit, është ndihmë ndaj mirëqenies, ndihmë ndaj konsumit.”- u shpreh Basha.basha velipoje2

MESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NGA VELIPOJA.

“Të kthehemi tek problemi tjetër që përjetohet kudo në bregdet nga Velipoja në Dhërmi, në veccanti targetohen zona, të cilat perceptohen se ka edhe kundërshtarë politikë të kësaj qeverie, që është një nga rekordet më të zeza: të diskriminosh njerëzit mbi bazën e bindjeve politike në këto kohë, nuk është thjesht kriminale, është e neveritshme, është primitive.

Le të themi, për një moment, se disa prej këtyre objekteve që u shkatërruan, si t’i ketë shkatërruar pushtuesi në një zonë lufte, në mes të pandemisë, me gaz lotsjellës, me dhunë brutale ndaj grave, le ta zemë se disa prej tyre mund të kenë pasur problem me letrat, por kjo është rruga? Pse në këtë moment? Pse u vendos të ndërhyhej në mes të pandemisë, pse u vendos të ndërhyhej para se të fillonte sezoni turistik, në qoftë se mund ta quajmë sezon turistik këtë gjendje të mjerë të bregdetit, e cila ka qenë kritike dhe është bërë edhe më kritike për shkak të virusit. Atëherë pse?basha velipoje

Padiskutim që këtu prapë ka interesa korruptive, interesa korruptive, sepse edhe goditja është bërë selektive, është bërë selektive për të favorizuar një grup njerëzish.

Dihet që Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organizuar, njerëz që vendosin se kush merr lejet e ndërtimit, kujt duhet t’i prishet prona që të lirohet toka, që t’i marrin ata prapë lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Policinë Shqiptare që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë politikë të pushtetarëve, të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europolin edhe për Interpolin.basha velipoje21

Mafja e ndërtimit me paratë e trafiqeve të paligjshme është një nga arsyet kryesore pse prishen këto objekte në këtë mënyrë, pse goditen njerëzit e pafajshëm e të mbrojtur në këtë mënyrë ndërkohë që të pushtetshmit ndërtojnë pa leje kat përmbi kat, pa i pyetur askush se çfarë parash kanë, me çfarë parash po ndërtojnë, paratë e çfarë trafiqesh po pastrojnë. Dhe siç e thashë më kriminalja e të gjithave është që zgjidhet kjo për t’i bërë mu në prag të fillimit të sezonit turistik për t’i deprivuar, për t’u hequr edhe bukën e gojës.

Jua kam thënë atë ditë kur pamjet e dhunës ndaj njerëzve tronditën gjithë Shqipërinë, të dhunës ndaj grave të gazit lotsjellës dhe dua t’jua përsëris edhe sot këtu nga terreni: se çdo kush që ka ushtruar dhunë të paligjshme ndaj grave ndaj baballarëve, ndaj fëmijëve si, në aksionin e terrorit këtu në Velipojë, edhe kudo tjetër, do të përgjigjet para ligjit. Do të përgjigjet se nuk kanë vepruar për hesap të ligjit, e kanë përdorur ligjin si alibi për të goditur njerëz të pafajshëm për hesap të oligarkëve dhe bandave të krimit të organizuar që bëjnë ligjin sot në Velipojë si kudo në vijën bregdetare të Shqipërisë .

Gjithçka bëhet pra për të ndihmuar oligarkët, për të ndihmuar banditët, jo për t’i shërbyer ligjit. Janë sebepe të tjerat. Vetëm sebepe sepse ka edhe të tjera ndërtime të paligjshme që hedhin shtat këtu në Shkodër, në Durrës edhe në bregun e Jugut, por ato nuk preken se ato janë pronë të krimit të organizuar, pastrohen paratë e drogës dhe është në ortakëri me pushtetin.

Ato janë pronë të oligarkëve që, po kështu, hanë e pinë me pushtetarët dhe ndajnë me ta aferat e pista korruptive, PPP-të dhe konçesionet.

E pra kjo do të marrë fund. Kjo është gjëja e parë që ne do të vendosim. Unë jam i vendosur ta bëj realitet.

Me forcën e ligjit dhe ligjshmërinë më absolute – dhe ju e njihni sepse e kam demonstruar edhe kur kam qënë ministër i brendshëm dhe pa të cilën s’do të kishim të mundur dot të hiqnim vizat për qytetarët shqiptarë- sot jua premtoj se nesër, si kryemnistër, me të njëjtën vendosmëri, me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi nëjsoj për të gjithë.

Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje.

Bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave, platformë taksash të ulëta, taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5% për biznesin e vogël. Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve, por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik, se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujrat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane dhe Tirana s’ka ujë 24 orë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti i kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti i energjisë elektrike është i amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor, sepse paratë shkojnë për investime fasadë. Kësaj do t’i japim fund.

Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulëta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti, por do t’i paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti, që ndihmojnë ekonominë.

Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo vetëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën. Përtej gjithë problematikës politike me të cilën po përballet Kosova, të cilën do ta trajtoj edhe gjtë takimit sot pasdite me Kryeministrin Hoti, një gjë nuk mund të mos jetë prioritet absolut për Tiranën dhe Prishtinën, do të bëjmë gjithçka që është e mundur që pushuesit nga Kosova ta kenë sa më të lehtë, qoftë në kuptimin e lëvizjes, qoftë në kuptimin e kostos për të ardhur në plazhet shqiptare, për të qëndruar ne hotelet shqiptare, për të qëndruar ne restorantet e vijës bregdetare të Shqipërisë që është edhe vijë bregdetare e Kosovës, vija jonë bregdetare, në këto muaj të nxehtë dhe për ta bërë sa më të mundur që nga njëra anë njerëzit të kenë mundësi të relaksohen pak nga stresi i jashtëzakonshëm i pandemisë.

Sa më shumë njerëz shpresoj ta kenë të mundur këtë, sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë dhe nga ana tjetër industria jonë e turizmit, sipërmarrja jonë, bujqësia, e cila po kështu është e lidhur ngushtësisht me turizmin, të ketë mundësinë të ngrejë pak kokën, të paktën të ketë një injeksion nga turizmi i brendshëm, nga turizmi kombëtar, nga turizmi Kosovar, i shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë.

Sot është e premte, pashë disa autobuza që po parkonin, nga Kosova. Disa pushues nga Kosova që po mberrinin në plazh dhe për fat të mirë, siç e shikoni, plazhi andej është bosh fare, po këtu ka disa pushues. Do të bëjmë gjithçka që ky realitet mos të jetë vetëm në fundjavë, por të jetë gjatë të gjithë javëve deri në fund të sezonit turistik.

Ju përshëndes nga Velipoja, ku do të vazhdoj takimet me sipërmarrjet, me hotelerinë, me restorantet dhe ju uroj një fundjavë sa më të qetë.”

Bashkebisedimi me banoret

Miq të dashur, ju përshëndes nga Velipoja, bashkë me zotin Pal Prekaj, që është pronari i këtij supermarketi të vogël këtu në qëndër të Velipojës, ku kam mbërritur për një sërë takimesh me biznesin e vogël, me sipërmarrësit, natyrisht me hotelerinë, me restorantet dhe kam nisur pra, bashkëbisedmim me ta për gjendjen e ekonomisë në tërësi, gjendjen e sipërmarrjes në veçanti dhe sa i përket turizmit, gjendjes së hotelerisë dhe të restoranteve në këtë javë, që siç më keni ndjekur ia kam dedikuar një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, që është sektori i turizmit.

Ju përshendes! Ju përshëndet edhe Pali! Ju përshëndet edhe Klaudia, që është një nga punonjëset e këtij tregut, supermaketit. Pyetja e parë që i bëra para se të nisnim këtë transmetim është se si është gjendja dhe para se të flasë Plai, i clii do të na shpjegojë dhe për vështirësitë që ka sipërmarrja këtu, dhe për kërkesat që ka për të dalë nga kjo situatë, po pyesim direkt të zotin e punës… Si ka qënë xhiro këtë kohë? Klaudia…

Qytetarja: Atëherë, unë punoj me turne, dmth turn i parë, po në krahasim me vjet dmth, është dukshëm më e vogël xhiroja.

Qytetari: 50 % ka rënë…

Basha: SI thua Pal? 50 %.

Qyteari: Në krahasim me vitet e tjera, 50 përqind e xhiros është deri tani. Është dobët, nuk ka turistë. Këtu puna varet te turistët… Se nuk…

Basha: E gjithë Velipoja, burim kryesor të ardhurash ka turistët.

Qytetari: Turistët, turizmin, shumicën e ka.. pak ka bujqësi po shumica janë turizëm.

Basha: Po dhe bujqësia është e ndërvarur nga turizmi. Sa më shumë turistë të vijnë, aq më shumë prodhime do konsumojnë.

Qytetari: Aq më shumë prodhime, pra varen njëra me tjetrën këto. Kështu që kerkojmë që me mujt me ba ça të mundi dhe ju me na sjellë kosovarë, me na sjellë turista.

Basha: Siç tregova para se të fillonim këtë transmetim, sot do të kemi dhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, me zotin Hoti dhe një nga çështjet kryesore që do t`i parashtroj është pikërisht që të mundësojmë të heqim çdo pengesë, natyrisht pengesat më të mëdha janë në këtë anë. Po në çdo rast të bëjmë të mundur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.

Qytetari: Ishalla po na largohet dhe kjo Korona-Virusi, se ateherë vijnë dhe turista më shumë.

Basha: Padiskutim! Por ka dhe viruse të tjera që duhen larguar. Për shëmbull taksa e Rrugës së Kombit është një pengesë shtesë se kushton lekë. Thjesht për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri ka dy pengesa të mëdha, çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë, apo jo?

Qytetari: Po,po!

Basha: Është dhe taksa e rrugës së kombit. Dhe këto janë dy çeshtjet që sot ndoshta nuk zgjidhen dot, po neser në qeverisjen tonë do zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin gjatë këtyre 7 viteve do hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do hiqet siç e kam premtuar. Dhe kjo pa diskutim që do ta ulë dhe koston për turistët nga Kosova, do bëjë të mundur që më shumë qytetarë të Kosovës t`i drejtohen bukurive të plazheve të Velipojës e plazheve të Shëngjinit, e plazheve të tjera të Shqipërisë nga Velipoja në Dhërmi, nga Saranda e kudo tjetër. Por në këtë muaj që tashmë jemi, në mes të sezonit turistik dhe plazhet janë bosh, edhe Velipoja bosh është?

Qytetari: Bosh janë bosh.

Basha: Është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të nxitur turizmin e brendshëm dhe kur flas për turizmin e brendshëm, nuk përjashtoj turizmin nga Kosova, turizmin nga Maqedonia e Veriut. Pra bëjmë gjithçka që mund të mundësojmë lëvizjen e qytetarëve drejt plazheve tona dhe kjo siç thashë do të jetë një nga kërkesat kryesore që do të parashtroj dhe do të diskutoj me Kryeministrin e Kosovës në takimin që do kem sot mbasdite më vonë, kur të kthehem nga Velipoja. Ndersa për sa i përket biznesit tënd më the që je klasifikuar si biznes i madh, apo jo?

Qytetari: Po.

Basha: Po pse je klasifikuar si biznes i madh? Sa e ke xhiron?

Qytetari: Po e kam arrit 140 milionshin, e kam arrit. Dhe sa kam arrit jam detyruar ta bëj kërkesën vet se penalizohesh.

Basha: Sigurisht!

Qytetari: Por tashi ka ranë xhiroja. Sivjet bile gjys për gjys , me nejt biznes i madh me duket diçka e rëndë se vetëm taksë pastrimi paguaj 300 mije lekë të vjetra si biznes I madh.

Basha:Sigurisht!

Qytetari:Me një market të vogël këtu.Këto duhen me u parë, kur bien xhirot nën 140 milion duhet me ra pragu ,duhet me u ul prej biznesit të madh me ra pra biznesi I vogël .

Basha: Siç të shpjegova, ne në planin tonë ekonomik kemi 140 milionë lekë të vjetra e poshtë do të jenë të gjithë biznes i vogël. Dhe biznesi i vogël do paguaj vetëm një taksë, vetëm një detyrim. 0.5% të xhiros. Do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do paguajë biznesi i vogël. Këto para natyrisht do ti shkojë pushtetit vendor.

Qytetari: Po inshalla vijni në pushtet!

Basha: Kjo është në dorën e qytetarëve, në dorën time është të shpjegoj cili është plani për ta nxjerrë vendin nga kriza për t’ju ndihmuar ju. Se po ndihmuam biznesin, po ndihmuam ekonominë, po ndihmuam biznesin e vogël, në veçanti që jeni 70% e bizneseve shqiptare, kemi ndihmuar dhe këta të punësuar. Ju jeni familjare?

Qytetari: Jo!

Basha: Jeni vajzë e re?

Qytetari: Po!

Basha: Keni njerëz të tjerë në familje që janë të punësuar apo jeni e vetmja që sillni të ardhura ne shtëpi?

Qytetari: Është dhe mamaja.

Basha: Edhe mamaja, shumë mire! Po në shumicën e rasteve bëhet fjalë për kryefamiljar, bëhet fjalë për të vetmit njerëz që sjellin të ardhura në familje.

Qytetari: Po, po!

Basha: Që do të thotë që ndihma ndaj sipërmarrjes, ndihma ndaj biznesit të vogël është dhe ndihmë ndaj punësimit, është ndihmë ndaj mirëqenies, ndihmë ndaj konsumit.

Qytetari: Po, po normal!

Basha: Hallkat e ekonomisë, zinxhiri i ekonomisë përbëhet nga hallka që janë të lidhura me njëra tjetrën. Ndaj duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël përmes uljes së taksave, duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël përmes një klime pozitive sepse siç thash nuk do të kesh më taksidar te dera , nuk kanë punë me ardhë më këtu. Faktikisht ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë, ndaj dhe vëmendja ime, vëmendja e Partisë Demokratike nesër në qeverisje dhe sot gjatë shpjegimit të programit, është në masë të madhe te biznesi I vogël. Natyrisht këtu futen dhe shumë restorante turistike dhe hotele të vogla familjare të cilat edhe ne situatë normale nuk e kapin këtë xhiro, jo më në situata të tjera si kjo që po jetojmë tani ku e gjithë ekonomia është në kolaps total.

Qytetari: Punëtorët atje dhe i kanë mbajtë 1 muaj të punojë me minus tu i pagujt pa asnjë farë xhiro.

Basha: duke u fut në borxh e duke nxjerrë

Qytetari: Po, po!

Basha : Nga xhepi kur kanë para.

Basha: Zoti Pal, të uroj shëndet!

Qytetari: Faleminderit që keni ardhur me na pa!

Basha: Dhe gjithë të mirat ty. Klaudia , punë të mbarë!

Qytetari: Ishalla vjen!

Basha: Së shpejti do të vijë e të të shoh edhe më mirë ty, familjen tënde , gjithë sipërmarësve të Velipojës!

Qytetari: ishalla fitojmë, nëse fiton ke me ardhur prapë me më parë mu!

Basha : Patjetër që do të vij!

Basha: Të uroj shëndet e të gjithë të mirat!

Qytetari: Të uroj gjithë të mirat!

Basha: Klaudia, punë të mbarë, mirupafshim!

Basha: Shikojmë tani se do shkojmë në një nga zonat e tjera të Velipojës, ku dhurata e vetme e Ramavirusit kanë qenë shkatërimet e bizneseve. Ku janë në ca zone janë ato?

Qytetari:Janë më poshtë.

Basha: Sa më poshtë janë, sa larg?

Qytetari: diku 500 metër

Basha: 500 metra, po mirë po shkojmë direkt atje për të parë se ça ka ndodhur, sepse një nga traditat më të shëmtuara të kësaj qeverisje është që në prag të sezonit turistik i përvishet me fadroma e me buldozerë vijës bregdetare, jo për të pastruar e për të rregulluar, po për të goditur kryesisht biznese të vogla, familje në nevojë, njerëz të cilët të ardhmen e vetë e kanë në ato pak javë e muaj turizëm.

Basha: Pershëndetje si kaluat? Mirë jeni?

Qytetari : Mirë, po ju?

Basha: Përshëndetje! SI jeni, a jeni mire?

Qytetarja: Mirë jemi, veç se…

Basha: Po, do kthehemi për pak, do kthehemi për pak…

Qytetarja: Na kemi humb punën , me na ndihmu…

Basha: Patjetër

Qytetarja: Ka ardhur dita, o sot o kurrë!

Basha: Absulutisht!

Qytetarja: Biznesi po thyhet tek na…

Basha: Ta kryejme!

Qytetarja : Përshëndetje njëherë si je?

Basha : përshëndetje, faleminderit!

Qytetarja: uuë jam një zonjë prej Velipoje, shpia jonë ka qenë prej vitesh e djathtë ne ka jemi po na mposhtin, me biznesin na kanë dhënë për shezllona 10 metra, lene se nuk më kanë dhënë vend, por duhet me pas hotel, unë hotel nuk kam. Na kanë 5 muaj taksa për hotelet, unë hotel skam , unë kam hap niptin e djalit në emër. Unë jam një invalide, gjithmonë shpia jonë ka qenë djathtas dhe djathtas do vdesim. Ndaci me na ndihmuar o sot o kurrë.

Qytetarja: na kanë vendosur poshtë!

Basha: do bëjmë gjithçka për t`ju ndihmuar! Si e keni emrin?

Qytetarja: Luce Gjoni, një copë invalide jam, e di se nese do kenë gjë në dorë na mposhtin e na ashtujn

Basha: Nu ka për të të mposhtur dot , nuk ka për të mposhtur dot!

Qytetari: Ne dona me na nihmue ,O sot o kurrë .

Basha: Do kes , do kesh ndihmë dhe perkrahje ,do të nxjerrim nga kjo gjendje .

Qytetari: Faleminers shumë!

Basha: Të përshëndes!

Qytetari: E unë dua venin për cadra ,se kam hap …..
Faleminers, ishalla zoti

Basha: Ushtrimi i njerëzve është në maksimum, e shikoni domethënë. E vetmja , e vetmja mënyrë për të mbijetuar është permes disa shezlloneve apo disa apo disa bizneseve të vogla. Ndërkohë që flas tani shprehja e revoltës siç e degjoni nga mbrapa. Shikoni se si është situata në prag të sezonit turistik. Pra , të kthehemi tek problemi tjetër që përjetohet kudo ne bregdet nga Velipoja në Dhërmi , vecanti targetohen zona të cilat perceptohen se ka edhe kundërshtarë politikë të kësaj qeverie që është nje nga rekordet më të zeza të diskriminosh njerëzit mbi bazën e bindjeve politike ne këto kohë , nuk është thjesht kriminale, është e neveritshme, është primitive por,

Qytetari: Ishalla të kemi kryeministër mor , ai ëhtë kriminel mor ,

Basha: Të përshëndes! A u lodhe? Si je? Si po kalon?

Qytetari: Na myti mor!

Basha: Si e ke familjen?

Qytetari: Ca familje mor? Ku me majt, me ca me majt familjen ?

Basha: Kur ke fillu me?

Qytetari: More asnji lek , asnji lek itash dolëm prej plazhit , kokërr lekut mor , kokërr kokërr ,

Basha: A ka, a ka pushues sot apo s’ka ?

Qytetari: Po ca pushuesish mor , venali kosove venali tonë .Ata ne vënd që dalim me fitu 100 lek ma teper , 1000 mij si I thonë .Jo mor gjallë në botë mor burrë.

Basha: Sa veta keni në familje ?

Qytetari: 5 veta.

Basha: Veç ti punon?

Qytetari: Vec unë, që jam i dëmtumi pak kanace ,pak hekura që kam dal e kam mbledh as kokrën e ashtuit, kokrrën .Ktu ma shum më kanë pas fal sivjet s’ka asnigjo . Po ca është mor ky ? Po na myti mor na myti, na myti .

Basha: Asgjë!

Qytetari: Na myti mor për kok te Besimit na myti krejt , ai s’ka marr tan jetën prej familjes teme vota as s’ka për të marë kurrë . enver , iku Enver , erdhi na myti mor ma mirë

Basha: Nuk kemi për ta lënë!

Qytetari: Enver iku , Edver erdhi, na mbyti mor, më mirë…

Basha: Nuk kemi për ta lënë!

Qytetari: Gjallë në botë mor atë me e zhduk jo me e lënë si rob gjallë mor burr

Basha: Nuk kemi për ta lënë!

Qytetari: Po ça është kjo punë na mbyti!

Basha: Do bëhemi bashkë e do ta ndryshojmë. Si e ke emrin?

Qytetari: Besim. Shih mo shih!

Basha: Besim, do ta ndryshojmë!

Qytetari: Shih mo shih!

Basha: E shoh!

Qytetari: Shih vimi këtu, hallexhi rrimë këtu, rrimë këtu si e si me mbledh ndonjë kanaçe, me shit ndonjë gomardare ndonjë top ndonjë gjë. Për syt të ballit mo as ndihmë ekonomike nuk mar, me verifiku mo, bjer emrin Dauti në qoftë se kam ndihmë ekonomike hallall ja kam bo , asnji ndihmë ekonomike asigja, pa punë pa asigja

Basha: Mbijeton me këto?

Qytetari: Me këta, vjen dimri mbledhim bidona dhe kanoçe. çoj ton Velipojan mbledh, krejt i tanë ça janë në Velipojë më njofin që i hedhin hekra, kançe gjana, dhe faleminers që mi falin ka i her

Basha: Besim do ta ndryshojmë!

Qytetari: Po ça me ndryshu mor burrë…

Basha: Ti nuk do lëmoshë!

Shoqruesi: Ti ke nevojë për mbështetje, për përkrahje dhe për punë

Qytetari: Më mirë me pas nja 1000 veta si puna jeme, fmitë baj be më i pas me këtë mendje që kam e di vetë se ça baj, na myti more na myti. Na shkatërroi more na shkatëroi.

Basha: Mbahu fort, zullumit po i vjen fundi, mbahu fort!

Qytetari: Ishalla po I vjen more për tan, jo vetëm për ty po për tan.

Basha: Sigurisht për të tërë! Pra, i afrohemi pak vijës bregdetare. Domethënë, le të themi për një moment se disa prej këtyre objekteve që u shkatërruan, si me Iipas shkatërruar pushtuesit në një zonë lufte.Në mes të pandemisë, siç e keni pa, me gaz lotsjellës, me dhunë brutale ndaj grave. Le ta zemë se disa prej tyre mund të kenë pasur problem me letrat, por kjo është rruga? Pse në këtë moment? Pse u vendos të ndërhyhej në mes të pandemisë, pse u vendos të ndërhyhej mu para se të fillonte sezoni turistik në qoftë se mund ta quajmë sezon turistik këtë gjendje të mjerë të bregdetit e cila ka qenë kritike edhe është bërë edhe më kritike për shkak të virusit. Atëhetë pse? Padiskutim që këtu prapë ka interesa korruptive, interesa korruptive sepse edhe goditja është bërë selektive, është bërë selektive për të favorizuar një grup njerzish. Dihet që Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organizuar, njerëz që vendosin se kush mer lejet e ndërtimit, e kujt duhet ti prishë prona që të lirohet toka, që ti marina ta prep lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Policinë Shqiptare që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë politikë të pushtetarëve, të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europolin edhe për Interpolin. Mafja e ndërtimit me paratë e trafiqeve të paligjshme është një nga arsyet kryesore pse prishen këto objekte në këtë mënyrë, pse goditen njerzit e pafajshëm e të mbrojtur në këtë mënyrë ndërkohë që të pushtetshmit ndërtojnë pa leje kat përmbi kat pa e pyet askush se çfarë parash kanë, me çfarë parash po ndërtojnë, paratë e çfarë trafiqesh po pastrojnë. Dhe siç e thashë më kriminalja e të gjithave është që zgjidhet kjo për tu bërë mu në prag të fillimit të sezonit turistik përti deprivuar, për tju hequr edhe bukën e gojës. Jua kam thënë atë ditë kur pamjet e dhunës ndaj njerzve … Përshëndetje… tronditën gjithë Shqipërinë, te dhunës ndaj grave të gazit lotsjellës dhe dua tjua përsëris edhe sot këtu nga terreni …
Ju përshëndes, erdha erdha, ju përshëndes këtu nga Velipoja..
…se çdo kush që ka ushtruar dhunë të paligjshme ndaj grave ndaj baballarëve, ndaj fëmijëve sin ë aksionin e terrorit këtu në Velipojë edhe kudo tjetër do të përgjigjet para ligjit. Do të përgjigjet se nuk kanë vepruar për hesap të ligjit, e kanë përdorur ligjin si alibi për të goditur njerëz të pafajshëm për hesap të oligarkëve dhe bandave të krimit të organizuar që bëjnë ligjin sot në Velipojë si kudo në vijën bregdetare të Shqipërisë .
Ju përshëndes, puna e mbarë! A jeni mire?

Qytetari; Ajdë ajdë shiko

Basha: Erdha për pak se po shkoj deri tek vija bregdetare, erdha. Po shkoj deri te plazhi pak. A je mirë me shëndet, si e ke familjen?

Qytetari: Mir që të pruni zoti kam bërë kërkesë në tëra anët.

Qytetari: Kam 20 vjet që të ndjek mbrapa .

Basha: Të falenderoj!

Qytetari: Në qoftëse ndihmon zoti me më dhënë nji dorë siç u merr mendja ju

Basha: Do kthehem për pak!

Qytetari: Dhe ai na mbyti!

Basha: E di!

Qytetari: Edi Rama!

Basha: E di. Për pak do kthehem. Si e ke emrin?

Qytetari:Edmond Nik Pjetri!

Basha: Edmond? Prej?

Qytetari: Stojke. Të ndihmoftë zoti.

Basha: Faleminderit edhe ty!

Basha: Përshëndetje si je? Prej Kosove? Cilit vend?

Qytetari: Prizreni.

Basha: Prizreni, ah sa mire!

Qytetari: Urime!

Basha: Faleminderi!

Qytetari: Urime Partia Demokratike!

Basha: Të falenderoj nga zemra!

Basha: Ju kërkoj ndjesë për këto ndërprerjet. por në fund të fundit live jemi, spontanë jemi , me regji qëndrore nuk jemi . Pra… për të përfunduar mendimin mbi këtë çështje, pastaj do flasim edhe me vetë disa prej protagonistëve të këtyre prishjeve makabre. Ku janë? Ku janë ato prishje? Këtu ku janë? Po mund të më tregosh?

Qytetari: Hajde!

Basha: Gjithçka bëhet pra për të ndihmuar oligarkët, për të ndihmuar banditët, jo për ti shërbyer ligjit. Janë sebepe të tjerat. Vetëm sebepe sepse ka edhe të tjera ndërtime të paligjshme që hedhin shtat këtu në Shkodër, në Durrës edhe në bregun e Jugut, por ato nuk preken se ato janë pronë të krimit të organizuar, pastrohen paratë e drogës dhe është në ortakëri me pushtetin. Ato janë pronë të oligarkëve që po kështu hanë e pinë me pushtetarët e ndajnë me ta aferat e pista korruptive, PPP-të dhe konçesionet. E pra kjo do të marrë fund. Kjo është gjëja e parë që ne do të vendosim.

Unë jam i vendosur ta bëj realiet. Me forcën e ligjit dhe ligjshmërinë më absolute dhe ju e njihni sepse e kam demonstruar edhe kur kam qënë ministër i brendshëm dhe pa të cilën sdo të kishim të mundur dot të hiqnim viza tpër qytetarët shqiptarë. Sot ua premtoj se nesër si kryemnistër me të njëjtën vendosmëri me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi nëjsoj për të gjithë.

Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje dhe bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave , platformë taksash të ulta , taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5% për biznesin e vogël. Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime , rindërtim të rrjetit elektrik., se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujrat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

Se nuk mund të ketë turizëm kur nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujëra të zeza, kur nuk ka ujë 24 orë. 7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane e Tirana s’ka ujë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti I kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti I energjisë elektrike është I amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor sepse paratë shkojnë për investime fasadë. Kësaj do t’I japim fund.

Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti por do I paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti që ndihmojnë ekonominë. Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo vetëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën. Përtej gjithë problematikës politike me të cilën po përballet Kosova, të cilën do t’a trajtoj edhe gjtë takimit sot pasdite me Kryeministrin Hoti, një gjë nuk mund të mos jetë prioritet absolut për Tiranën dhe Prishtinën, do të bëjmë gjithçka që është e mundur që pushuesit nga Kosova ta kenë sa më të lehtë, qoftë në kuptimin e lëvizjes, qoftë në kuptimin e kostos për të ardhur në plazhet shqiptare, për të qëndruar ne hotelet shqiptare, për të qëndruar ne restorantet e vijës bregdetare të Shqipërisë që është edhe vijë bregdetare e Kosovës, vija jonë bregdetare në këto muaj të nxehtë dhe për ta bërë sa më të mundur që nga njëra anë njerëzit të kenë mundësi të relaksohen pak nga stresi I jashtëzakonshëm I pandemisë.

Sa më shumë njerëz shpresoj ta kenë të mundur këtë sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë dhe nga ana tjetër industria jonë e turizmit, sipërmarrja jonë, bujqësia e cila po kështu është e lidhur ngushtësisht me turizmin, të ketë mundësinë të ngrejë pak kokën, të paktën të ketë një injeksion nga turizmi I brendshëm, nga turizmi kombëtar, nga turizmi Kosovar, I shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë.

Sot është e premte, pashë disa autobuza që po parkonin, nga Kosova. Disa pushues nga Kosova që po mberrinin në plazh dhe për fat të mirë, siç e shikoni, plazhi andej është bosh fare, po këtu ka disa pushues. Do të bëjmë gjithçka që ky realitet mos të jetë vetëm në fundjavë, port ë jetë gjatë të gjithë javëve deri në fund të sezonit turistik. Ju përshëndes nga Velipoja, ku do të vazhdoj takimet me sipërmarrjet, me hotelerinë, me restorantet dhe ju uroj një fundjavë sa më të qetë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.