Edukimi financiar, trajnime për mësuesit

Oct 31, 2012 | 12:24
SHPËRNDAJE

Botimi “Financat personale në duart tuaja”, një modul me zgjedhje të lirë tashmë për shkollat e mesme, është prezantuar dje në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet. Në aktivitet ishin të pranishëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe kreu i Shoqatës së Bankave, Seyhan Pencabligil. Në fjalën e tij Fullani theksoi rëndësinë që ka edukimi financiar duke dhënë edhe detaje mbi mënyrën se si do të transmetohet te gjimnazistët moduli i BSH. “Këtë vit, përveç trajnimeve për mësuesit, moduli ynë për financat personale vjen i shoqëruar dhe me një libër orientues me ushtrime në ndihmë të mësuesit, të cilët do të trajtojnë këtë modul”, tha Fullani. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Shoqatën e Bankave, e cila për këtë vit financoi shtypjen e 4mijë kopjeve të botimit “Financat personale në duart tuaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura