Edi Rama zbulon datat/ Ja kur hapet për qarkullim Rruga e Arbrit dhe çel kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (FOTO)

Oct 28, 2021 | 17:19
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se më 28 nëntor do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

edi rama 03

Po ashtu kreu i qeverisë njofton së në 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit.

“28 nëntor- Hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës 29 nëntor- Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit”, shkruan Rama, teksa poston pamje nga të dy veprat.

Më herët gjatë replikave me opozitën në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati”.

edi rama 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura