Edhe Rama ka një kusht për opozitën: Dialog dhe tek çadra po të duan, por…

Mar 4, 2017 | 19:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog “për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën”.

rama1

Ai shkruan në rrjetin e tij social Facebook se është gati të shkojë edhe tek çadra e protestës nëse do opozita me qëllim që ata “të mos mbajnë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e popullit,”.

“Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura