“Edhe po ta rindërtojnë, nuk kaloj më në atë urë”, kolegu i shqiptarëve që humbën jetën: Na kishin thënë se…

Aug 15, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

“Nuk kaloj më në atë urë edhe po ta rindërtojë”. Kështu është shprehur një prej kolegëve të dy shqiptarëve të humbën jetë në Itali, nga shembja e urës Morandi.

ura shqiptaret

Kolegët e shqiptarëve të ndjerë kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin Giuseppe Conte, së bashku me të afërmit e tjerë të viktimave. Një takim që zgjati rreth 20 minuta për rreth të dëshmuar mbështetjen e shtetit italian për familjet e prekura nga tragjedia, raporton “tg24”.

“Ishte shumë i sjellshëm Kryeministri gjatë takimit, por institucionet na kanë thënë gjithmonë se ajo urë mund të zgjaste 100 vite”, thanë miqtë e djemve.

“Kemi kaluar edhe dy herë në ditë”, shtoi një koleg i shqiptarëve, “të gjithë kalonim aty. Nëse e rindërtojnë kush mund të kalojë më? Unë kurrë më”.

PONORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura