“E vërteta është brenda në kuti”/ Kryemadhi: Sot u dorëzuan ankimimet e para për 25 prillin! Do t’i shkojmë deri në fund

May 7, 2021 | 14:29
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas ankimimeve të para, që kjo forcë politikë bëri sot në KQZ, për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në Dropull.

monika kryemadhi

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes të së vërtetës, që sipas saj ndodhet në kutitë e 25 prillit.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”, shkruan Kryemadhi.

shkresa kqz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura