E vërteta e 1 milion USD aksione? Peza: Janë kursimet e mia e të gruas

Jan 14, 2017 | 16:30
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka bërë një reagim mbi denoncimin e bërë publik sot kur rezulton se bashkëshortja e tij ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 1 miliard lekë.alfred peza

Peza në reagimin e tij pranon faktin e blerjes së aksioneve me këtë vlerë, por nga ana tjetër thekson se këto para janë kursimet e tyre dhe se kjo pasuri nuk ka të bëjë me pozicionin e tij si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë.

Deputeti i PS-së për Peqinin gjithashtu ka publikuar dhe një dokument ku tregohet se vlera e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, Mirela Mico Ndini e kthyer në aksione kap vlerë e 109.7 milionë lekë të reja ose mbi 1 miliard lekë të vjetra.

15966147_1224390524276871_6270069508282060086_n

Sqarim mbi “skandalin e madh” ku me kane perfshire!

Alfred Peza

Gjate dites se sotme, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale. Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aksione ne nje banke. Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.

Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe eshte subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurise prej 15 vjetesh, qe nga viti 2002. Ndersa une, nga viti 2013 e ne vijim. Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKP. Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike. Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara prane ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankes, qe mban daten 20 janar 2015 plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKP dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura