E shtypi makina sapo zbriti nga furgoni me të bijën përdore, nëna e 3 fëmijëve u përplas para shtëpisë

Jul 11, 2018 | 15:05
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçare ka ndodhur sot në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht.

whatsapp-image-2018-07-11-at-11-38-30_1531309653-6431338 whatsapp-image-2018-07-11-at-11-38-18_1531309672-2462663

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen me inicialet A.J.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sic shkruan “Opinion.al”, viktima quhet Armanda Jaçellari dhe ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas nga makina. Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime, shkruan “Opinion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura