E shqetësuan gjatë izolimit, bashkëshorti i një mjekeje merr pushkën dhe qëllon për vdekje 5 të rinjtë, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Apr 6, 2020 | 14:28
SHPËRNDAJE

Bashkëshorti i një mjekeje në Rusi ka qëlluar për vdekej pesë persona me pretendimin se i bënë shumë zhurmë gjatë karantinimit.

Anton Franchikov qortoi një grup njerëz nga ballkoni i tij dhe më pas rrëmbeu një pushkë gjueti duke qëlluar drejt tyre ndërsa ata po hynin brenda.

Katër burra dhe një grua mbetën të vdekur në bllokun e banesave. Sipas raportimeve gruaja e vrarë ishte shtatzënë.

Një zyrtar lokal tha se të shtënat erdhën si pasojë e tensionit të shkaktuar nga izolimi.

31 vjeçari u acarua nga zhurma në rrugë që i zgjoi fëmijën e tij ndëkrohë që njerëzit duhet të rrinin brenda në shtëpi.

I dyshuari pranoi vrasjen e tre personave, ndërsa u shpreh se nuk mban mend dy të tjerët.

Të vdekurit janë identifikuar si çifti Yevgeny dhe Kristina Tabunov, të moshës 24 dhe 22 vjeç, Ilya Kondrakov, 26 vjeç, Viktor Kapitanov, 24 vjeç dhe Maksim Ukhov, 31 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura