‘E rrëzoi raketa iraniane’, Teherani mohon akuzat dhe bën thirrjen e fortë. Ja çfarë i kërkon kryeministrit kanadez

Jan 10, 2020 | 12:02
SHPËRNDAJE

5e17a5ed203027037c7bdd53

Teherani i ka hedhur poshtë pretendimet se avioni ukrainas Boeing 737 u rrëzua pasi u godit nga një raketë iraniane.

Duke e cilësuar këtë akuzë si “luftë psikologjike”, Teherani i ka bërë thirrje shteteve që humbën qytetarët e tyre në aksidentin e avionit të dërgojnë përfaqësues për t’u bashkuar me hetimet qe vete Irani po kryen.

“Të gjitha këto raporte janë një luftë psikologjike kundër Iranit,” tha të enjten zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei.

“Të gjitha ato vendet, qytetarët e të cilëve ishin në aeroplan mund të dërgojnë përfaqësues dhe ne i kërkojmë Boeing të dërgojë përfaqësuesin e tij për t’u bashkuar me procesin e hetimit në kutinë e zezë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi ndërkohë i ka bërë thirrje kryeministrit kanadez Justin Trudeau të tregojë burimin që ai pretendoi se i ka treguar që avioni ishte qëlluar nga një raketë iraniane.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme, siç tha ai.

avioni

Trudeau tha se pohimet e tij mbështeten tek burimet kanadeze të zbulimit dhe ato disa vendeve aleate, por ai nuk dha më shumë detaje.

Komentet e kryeministri kanadez pasojnë pohimet e bëra nga zyrtarë amerikanë më herët gjatë ditës së enjte se aeroplani i Ukrainës që u rrëzua në Iran, duke lënë të vdekur të 176 personat në bord, me shumë gjasë u rrëzua aksidentalisht nga një raketa anti-ajrore iraniane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura