E rrëmbejnë ditën e lindjes, rikthehet në familje pasi takon rastësisht pas 17 vitesh motrën identike

Feb 28, 2015 | 14:41
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një vajzë e cila ishte rrëmbyer nga e ëma tre ditë pasi kishte lindur, është rikthyer pas 17 vitesh në familjen e saj pasi ka takuar motrën identike në shkollë.

Mirror tregon historinë e pabesueshme të Zephany Nurse, vajzës 17 vjeçare e cila u mor në 30 prill 1997 nga spitali i Ëoodstock në Afrikën e Jugut nga një grua e panjohur.

Celeste dhe Morne, prindërit biologjikë të vajzës nuk i kishin humbur shpresa se një ditë vajza e tyre do gjendej.

“Ne i kemi festuar ditëlindjen dhe vendosnim një tortë me emrin e saj”-ka thënë Morne, babai i vajzës.

Por fati ka bërë që Zephay të ishte në një shkollë me motrat e saj. Shumë shokë të tyre kanë treguar se ishte e çuditshme që vajza 17 vjeçare ngjante me një vajzë tjetër në klasën e tyre.

Kur motrat e kanë takuar Zephany dhe prindërit e kanë marrë vesh, është bërë menjëherë një test ADN-je duke rezultuar se 17-vjeçarja ishte vajza e tyre e humbur.

Policia ka thënë se Zephany ishte rritur me një emër tjetër dhe familje tjetër dhe nuk e mori vesh kurrë se nuk ishte vajza e tyre.

Gruaja që e rrëmbeu vite me parë tashmë është arrestuar dhe do dënohet me akuzën e rrëmbimit.  

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura