E rrallë/ Studiuesi publikon foton e ambasadorit te Zogut, në Raihstagut Gjerman. Ja dhurata që i bëri Hitleri Mbretit

Nov 7, 2017 | 21:04
SHPËRNDAJE

Studiuesi Eugen Shehu ka publikuar një foto të rrallë të Rauf Figos, Ambasadorit të Shqipërisë në kohën e Ahmet Zogut. Sipas tij kjo foto është shkrepur në vitin 1938, dhe është duke ngjitur shkallët e Raihstagut Gjerman i shoqëruar nga Erchard Reibe shef i protokolit të Hitlerit

rauf figo

Shkrimi bashkëngjitur fotos

RAUF FICO (1881-1944). Më 23.tetorë.1938 duke iu ngjitur shkallëve të Raihstagut Gjerman i shoqëruar nga Erchard Reibe shef i protokolit të Hitlerit.z.Rauf Fico me këtë rast dorëzoi letrat Kredinciale të Ambasadorit të parë shqiptar në Gjermani nga Monarkia Shqiptare i cili u pritë nga Hitleri me ceremoni të veçantë duke anuluar dhe takimin që kishte me diplomatët e Japonisë atë ditë.Intelektuali,Politikani dhe Diplomati i shquar shqiptar ndërkohë Hitlerit i paraqiti dhe falenderimin zyrtar të formës së shkruar nga Mbreti Zog për dhuratën që i bëri Hiltleri me rastin e martesës së tij si dhe rikonfirmonte vazhdimin e miqësisë së mirë mes dy Kombeve..Rikujtoj së si dhuratë martesë Hitleri,Mbretit Zog dhe mbretëreshës Gjeraltinë në “emër të kombit Gjerman dhe në emrin e Tij personal” i dhuroi një makinë të re Mercedes dhe dy makina përcjellëse Wolksvagen.Në protokolin e Hitlerit të asaj dite ishte e shënuar ;”Sot me kënaqësi mu dha mundësia të takoja një personalitet të politikës dhe dilplomacisë së një Kombi të vogël por me histori të pasur besnikërie dhe traditë trimërie e luftarake”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura