E rrallë/ Kryebashkiaku aplikon dhe fiton Lotarinë Amerikane, dilema se çfarë do bëjë

May 22, 2018 | 16:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri rezultoi fitues i Lotarisë Amerikane disa ditë më parë. Për herë të parë kryebashkiaku ka folur ditën e sotme për mediat lokale të Pogradecit, se çfarë vendimi do të marrë.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të vijojë ta ndërtojë jetën këtu.

Eduart-Kapri

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vit rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura