E rëndë në Berat/ 49-vjeçari përdhunon vajzën e mitur, më pas merr një 19-vjeçare dhe…

Dec 14, 2017 | 13:05
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në berat, ku një 49 vjeçar, ka tentuar të trafikoj një 19-vjeçare dhe me një 13-vjeçare dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

perdhunim

Njoftim i policisë

Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:

A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura