E rëndë/ Gjenden 20 të rinj të vdekur në një klub nate, raportohet dhe për të plagosur

Jun 26, 2022 | 10:29
SHPËRNDAJE

Janë gjetur të paktën 20 persona të vdekur në një klub nate në qytetin e East London në Afrikën e Jugut.

East London

Viktima thuhet se janë gjetur në klubin Enyobeni mëngjesin e së dielës. Raportohet gjithashtu se ka të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje. Shumica e viktimave janë të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Dëshmitarët okularë thanë për gazetën “Daily Dispatch” se “trupat ishin të shtrirë brenda ambientit sikur të ishin rrëzuar në dysheme”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura