E rëndë/ Emigranti tenton të përdhunojë pastruesen në lokalin grek, viktima e godet në kokë dhe i shpëton sulmit. Ja thirrja e policisë për qytetarët

Nov 26, 2020 | 19:38
SHPËRNDAJE

Një emigrant në Greqi, me shumë gjasa një pakistanez, ka sulmuar brutalisht një grua, në një kafene, në Kaminia. Emigranti, i cili mbante veshur një kapuç të errët, prej ditësh e vëzhgonte shënjestrën e tij.

astynomia-peripoliko43

Mediat greke raportojnë se sapo ai hyri në kafenenë e Kaminia, shkoi në drejtim të 54-vjeçares, e cila punonte pastruese, nxori një zinxhir të trashë, që mbante në qafë, ia përdrodhi rreth qafës për ta mobilizuar dhe u përpoq ta përdhunonte.

Oficerët e policisë të Departamenteve të Sigurisë së Kaminia dhe Neos Faliroduke të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes u bënë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në gjetjen e përdhunuesit, para se ai të sulmojë një tjetër viktimë.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, të një jave më parë, rreth orës 21:45.

Kafeneja në Kaminia sapo ishte mbyllur dhe gruaja 54-vjeçare ishte brenda dhe po pastronte, kur papritmas ndjeu se dikush po i afrohej.

Teksa kthehej dhe pa pasur mundësi të reagonte, ajo sheh një burrë të huaj, me tipare të errëta, i cili sipas saj mund të ketë qenë me origjinë pakistaneze, ishte i veshur me kapuç dhe ishte e gjatë rreth 1.70-1.75.

I huaji me kapuç nxitoi ta mobilizuar dhe me lëvizje të shpejta nxori një zinxhir që ai e mbante në qafë. Ai e kaloi atë rreth qafës së gruas dhe më pas nisi t’i hiqte rrobat.

Në momentin që ai u përpoq t’i hiqte të brendshmet dhe të zgjidhte zinxhirin, viktima kapi një objekt dhe e goditi në kokë. Duke përfituar nga fakti që autori i krimit u dëmtua, ajo u ngrit, vrapoi te dera, e hapi atë dhe doli në rrugë duke bërtitur për ndihmë, ndërsa përdhunuesi doli dhe humbi në rrugicat e zonës.

Gruaja raportoi incidentin në Polici dhe autoritetet, të udhëhequr nga dëshmia e 54-vjeçares, po kërkojnë të huajin përdhunues në mënyrë që ta prangosin para se të kryejë një sulm tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura