E rëndë/ Eksperimenti i kimisë në klasë del jashtë kontrolli, nxënësi pëson djegie të shkallës së tretë

Nov 7, 2019 | 22:09
SHPËRNDAJE

Një nxënës, 16-vjeç, ka pësuar djegie të rënda në trup, pasi një eksperiment në orën e kimisë shkoi keq.

Ngjarja ndodhi në Xhorxhia në SHBA, ku mësuesja, Brigertte Blowe, po i tregonte nxënësve të saj se si një kartëmonedhë 5 dollarësh e zhytur në alkool nuk digjej.

20729726-7661661-image-m-48_1573150423222

Por situata doli jashtë kontrollit dhe 16-vjeçari Malachi McFadden pësoi djegie të shkallës së tretë në qafë e në fytyrë dhe iu desh të kryente operacione të shumta.

Nxënësi ishte në bankën e parë dhe mësuesja nuk e këshilloi atë të rrinte 10 metra larg, apo të vendoste pajisje sigurie, siç kërkohet për rastin.

20730054-7661661-image-m-35_1573149747796

Mësuesja tha se ishte përpjekur ta shuante zjarrin duke i hedhur ujë, por gabimisht kishte hedhur alkool pasi enët e qelqit ishin vendosur gabim.

20730066-7661661-image-a-36_1573149752991

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura