E rëndë/ 22-vjeçarja vjedh foshnjën nga materniteti, e fut në një çantë sportive dhe… (VIDEO)

Dec 5, 2019 | 19:26
SHPËRNDAJE

Një grua është dënuar me shtatë vite burg, pasi rrëmbeu një foshnje dhe e shiti atë për më shumë se 1.500 paund.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kazakistan, ku 22-vjeçarja Asel Zhapanova vodhi fëmijën nga spitali Rajonal i Maternitetit Taraz, në provincën jugore Jambyl të Kazakistanit.

21857752-7759377-image-m-52_1575546339199

Ajo hyri në maternitet dhe e vendosi fëmijën brenda një çante sportive dhe u largua përmes hyrjes së shërbimit. Në videon që qarkullon në rrjet, shihet gruaja, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, ndërsa largohet me nxitim së bashku em çantën që mbanë në dorë.

Nëna e fëmijës ishte larguar për të ngrënë dhe kur u kthye njoftoi menjëherë policinë, pasi pa që foshnja nuk ishte. Pas mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë, policia gjurmoi edhe 22-vjeçaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura