E pazakontë, Tirana humb Ilion Likën për Skënderbeun, por dëmtohet edhe… trajneri Mema

Sep 12, 2019 | 23:28
SHPËRNDAJE

Tirana humb Ilion Likën për sfidën me Skënderbeun. Gardiani, por edhe kapiteni i skuadrës këto kohë, nuk do të luajë kundër korçarëve. Shkak është bërë një gëzim familjar që futbollisti të mos jetë këtë fundjavë.

ilion lika

ë. Lojtari ka marrë leje në klub dhe për disa ditë do të jetë në Gjermani, pasi ka një sebep për mirë dhe nuk mund të mungojë. Drejtuesit e klubit, duke parë rëndësinë e situatës, i kanë dhënë leje portierit që të jetë i pranishëm pranë familjes për këtë gëzim familjar.

Për këtë qëllim, është thirrur nga U-19 Marvin Kodra, i cili do të jetë i gatshëm për Memën, pasi bardheblutë kanë vetëm Edvan Bakajn në dispozicion, pasi Pano Qirko vazhdon të mos stërvitet me ekipin

DËMTIMI I MEMË-s – Problemi më i madh i Tiranës në këtë moment duket se është Ardian Mema. Trajneri dje çalonte dukshëm në fushë.

ardian mema

Shkak është bërë gjuri, i cili është fryrë pas stërvitjes së një dite më parë. Kështu, gjatë gjuajtjeve të disa penalltive, së bashku me ndihmësin e tij Xhafa, trajneri ka dëmtuar gjurin, i cili gjatë stërvitjes e ka bezdisur jo pak, pasi kupa e gjurit është ënjtur.

STËRVITJA – Në stërvitjen e djeshme, Agustin Torasa u përgatit individualisht. Pano Qirko nuk zhvilloi stërvitje, ndërsa Grent Halili punoi pjesën më të madhe të 100- minutëshit. Me grupin nuk ishte as Erion Hoxhallari, i cili si zakonisht çdo të mërkurë ka bërë gjilpërën për alergjinë.

Tirana stervitje

Skuadra ka punuar më së shumti në lojë, teksa Mema e ka ndarë grupin në dy pjesë. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari në skuadër dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit Mema që ata janë të duhurit për 11-shen e parë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura