E pazakontë/ Furgoni i mbushur me klandestinë ndalohet në mes të rrugës, shkelmojnë derën dhe ia fusin vrapit nëpër qytet! Polici iu drejton armën, por…

Sep 7, 2021 | 14:57
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në Pogradec.

Uniformat blu kanë ndaluar një furgon të mbushur me klandestinë në mes të rrugës, por ata u kanë ikur nga duart efektivëve.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, një prej policëve shihet sipër mjetit dhe ndërsa zbret poshtë klandestinët fillojnë të shkelmojnë derën e pasme të furgonit derisa e hapin.

Edhe pse efektivi ka armë në dorë dhe ua drejton në një moment, ata nuk janë trembur, madje janë larguar me shpejtësi nëpër qytet.

Megjithatë arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi janë kapur nga efektivët.

Në videot e Gazetës Panorama, shihet momenti kur policia i shoqëron në komisariat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura