“E patolerueshme, arrogancë përballë mjerimit”, vjen reagimi i fortë i Presidentit Meta, ja thirrja për banorët te Astiri

Nov 12, 2019 | 10:56
SHPËRNDAJE

Meta-reagimi-mediat

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale per situaten e krijuar sot tek zona e Astirit ku mbeten te lenduar gjithsej 12 persona, 5 efektive dhe 7 banore te zones qe kundershtojne prishjen e banesave qe preken nga nisja e punes per rrugen ne Unazen e Madhe.

POSTIMI I PLOTE

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura