E papritur/ Ka arritur akordin me klubin e Superligës turke, Gentian Selmani bëhet gati për aventurën e re

Jan 25, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të Turqisë, Malatiaspor.
946850b32c05473c8cef250c8c40c8c7
Lajmi raportohet në mediat vendase ku thuhet se për shkak të dëmtimit të portierit Ertaç Ozbir dhe mosbesimit ndaj gardianit rezervë Abdulsamed, Malatiaspori po negocion me ish-portierin e Laçit, i cili ka kënaqur drejtuesit me paraqitjet e tij.

Duke parë situatën në të cilën ndodhet, Malatiaspori nuk dëshiron të rrezikojë sezonin dhe është gati të bëjë një “sforco” financiare për Selmanin. Po sipas mediave turke, zyrtarizimi i Selmanit si lojtari më i ri i Malatiasporit do të realizohet në një kohë të shkurtër.
gentian selmani
Pas 4 viteve te Laçi, Gentian Selmani u transferua në verën e 2019-ës tëe Menemenspori. Ai ka zhvilluar deri tani 49 ndeshje me fanelën verdheblu. Gjatë verës, u shtua interesi nga klubet e Superligës së Turqisë dhe jashtë vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura