“E paguajmë sa qimet e kokës”, deputeti i opozitës akuza Avokatit të Popullit: Zero me xhufkë, qokë për Bashën, produkt i 17 majit

Jul 9, 2020 | 11:24
SHPËRNDAJE

Me tone të forta dhe akuza direkte, deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Halit Valteri ka folur sot kundër Avokatit të Popullit dhe titullares së tij, Erinda Balanca, të cilën e ka etiketuar si “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

“Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga cdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit. Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është  shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë, vetëm emrin ka Avokati i Popullit se vetëm për popllin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci”- tha ai.

Sipas Valterit, ky institucion merr nga taksat e shqiptarëve cdo vit 1.3 mln euro. “Për cfarë paguhen këto, për rroga, udhëtime, dieta, sepse veprimtaria dhe ndikimi është zero me xhufkë, nëse nuk mbron të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmbet nga shteti, drejtësia, të fortët, për ca e paguajmë ne sa qimet e kokës këtë. E përdori ai që rri këtu pas, si qokë për mikun e vet, Lulzim Bashën, produkti i 17 majit 2017”- tha Valeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura