Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.
Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.
Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al