E njihnit si aktor? “Profesioni” i dytë që ka zgjedhur Sarpi, do t’ju surprizojë

Sep 9, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Vetëm dy ditë më parë, sarp zbuloi se vëllai që po kërkonte prej shumë vitesh kishte gjithmonë pranë tij, ishte pikërisht Mert, që baba Xhelali e kishte rritur si të birin.

Mirëpo nëse në telenovelën ‘’I infiltruari’’ atij i duhet të bëjë zbulime të kësaj natyre, në jetën e përditshme të gjitha zbulimet, sprovat dhe eksperiencat e Sarpit janë të lidhura ngushte me artin.

4257CEA952FA7FE35372782E316EC8DB 630x314

Aktori i suksesshëm 27-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Çağatay Ulusoy, ka vendosur të ndryshojë totalisht rrjedhën e profesionit të tij. Ulusoy ka vendosur që të mos punojë më si aktor, dhe ka gjetur një tjetër profesion mjaft interesant.

Cagatay i është dedikuar artit të qeramikës. Sipas mediave turke, ai e ka kthyer shtëpinë e tij në një punishte qeramike dhe për momentin po merr leksione mbi ndërtimin e këtyre vazove, sipas Living.

Aktori simpatik është është kthyer në një nga aktorët më të komentuar në Turqi kjo për shkak të një situate aspak të këndshme. Disa muaj më parë ai u kap me drogë, për të cilën aktori deklaroi se nuk e përdorte vetë, një çështje që akoma po hetohet nga instancat përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura