“E njëjta skemë është përdorur edhe tek Drejtoria e Rrugëve”- Dosja 5D, Gazment Bardhi në protestën para Bashkisë së Tiranës: Arrestimi i drejtorëve, kambanë alarmi

Apr 5, 2024 | 11:22
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës për dosje 5D ku ranë në pranga 5 drejtorë për korrupsion, është shprehur se kjo është një këmbanë alarmi.

5 zyrtarë për një periudhë të shkurtër i kanë dhënë vetes 22 mln euro”, tha Bardhi duke shtuar se e njëjta skemë është përdorur edhe në Drejtorinë e Rrugëve.

“E kemi për detyrë të jemi në mbështetje të qytetarëve të Tiranës që janë sot në këtë protestë të shoqërisë civile. Pa asnjë diskutim që përbën shkak arrestimi i drejtorëve të Bashkisë të Tiranës. 5 zyrtarë, njerëzit më të afërt të Erion Veliaj, për një periudhë të shkurtër i kanë dhënë vetes 22 mln euro, është një kambanë alarmi se në çfarë derexheje ka shkuar qeverisja vendore dhe lokale.

Erion Veliaj nuk do të duhet të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por duhet të ishte në qeli me 5 vartësit e tij.

Ka shumë arsye për të protestuar. Kjo është një arsye, ky nuk është rast i shkëputur, E njëjta skemë është edhe në drejtorinë e Rrugëve, nëse hetoni është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit dhe institucion qendror. Opozita do të duhet ti prijë qytetarëve për të larguar nga qeverisja këta që gllabërojnë buxhetin dhe paratë e taksave të shqiptarëve”, tha Bardhi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura