E ndihmuan të fshihej pasi u plagos, gjykata jep masën e sigurisë për “ushtarin” e Nuredin Dumanit! Lirohet nga burgu e dashura

Apr 2, 2022 | 15:05
SHPËRNDAJE

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për Henkrik Hoxhën dhe Mirjetë Hajdinin, të cilët ndihmuan 37-vjeçarin Nuredin Dumani të fshihej pasi mbeti i plagosur me armë zjarri disa ditë më parë. Korrespondenti i Panorama.al mëson se për “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henkrik Hoxhën është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë për të dashurën kosovare të Nuredin Dumanit, Mirejtë Hajdinin ka rënë akuza e armëmbajtjes pa leje dhe i është lënë vetëm ajo e përkrahjes së autorit.

Ndaj gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për 20-vjeçaren.

Të dy u arrestuan mbrëmjen e së martës në banesën ku ishte i fshehur Nuredin Dumani. Menjëherë pasi mbeti i plagosur në Elbasan, ai dyshohet se sëbashku me disa persona kanë udhëtuar drejt qytetit të Fierit.

Dumani, sëbashku me të dashurën e tij 20-vjeçare, kishin marrë një banesë me qira ku qëndronin prej rreth një jave. Në një banesë më vete, dyshohet se qëndronte dhe Henrik Hoxha i cili kishte për detyrë të ruante Dumanin.

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura