E mundi Covid-19, ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar

Oct 12, 2021 | 10:18
SHPËRNDAJE

Ziso-bonano

Ndahet nga jeta pas një beteje të gjatë për të mundur koronavirusin, piktori i njohur shqiptar, Ziso Kamberaj.

Artisti nuk ia doli në betejën me sëmundjen që shkakton Covid-19 dhe ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Piktori ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut.

Artisti i njohur la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura