“E meritojnë rrogën e lartë deputetët?” Rama tregohet i sinqertë: Ka plot burra dhe gra…

Oct 15, 2017 | 22:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama këtë herë në rrjetin e tij social “Facebook”, ka replikuar me qytetarët lidhur me rrogën me të cilën paguhen deputetët, duke u thënë që e meritojnë dhe se ka nga ata parlamentarë që vetëm atë rrogë kanë.

Por komentuesit janë shprehur se në vendi tonë ka familje që nuk kanë bukë me ngrënë ndërsa ju paguani aq shumë politikanët.

Qytetari: Qe te menosh qe nuk eshte punuar eshte absolutisht gabim,por qe ka shume per te bere patjeter ka ,por nje mendim kam qe pse nuk ulni rrogat e deputeteve dhe ministrave ,tecilet kane leke sa femijet e tyre shkollohen jashte shtetit e ne nuk i shkollojme dot ne Shqiperi,pa bere fjale qe ka familje qe bien ne darke pa buke.Kjo eshte e vertete dhe jo shaka.Vazhdo punen por ki ne konsiderate dhe popullin.

Rama: Sepse deputetet e meritojne ta kene rrogen qe kane dhe ne ate kuvend ka vertete edhe njerez qe kane shume, po ka plot te tjere, gra e burra qe vetem rrogen kane e qe e meritojne plotesisht ate rroge!

Qytetari: E meritojnë rrogën e lartë për punën që bëjnë, për nivelin intelektual apo vetëm se janë deputetë???

Rama: Vlash Leka patjeter per punen qe bejne sigurisht! Deputetet nuk punojne thjesht kur i shikoni ju ne tv ne sallen e parlamentit, kane plot angazhime te tjera ne parlament e me njerezit!

“Më mirë të kishim vdekur, kur na ndodhi kjo dramë! Ti tall menderen”, Rama i përgjigjet qytetares: Na more në qafë

Të shumtë janë qytetarët që i shkruajnë dhe komentoje kryeministrit Edi Rama, lidhur me postimit e tij në “Facebook”. Në kuadër të dëgjesave publike për buxhetin e viti 2018, Rama po bën takime me qytetarët në terren. Por mesa duhet ndjekësit e tij në rrjetin social janë të bezdisur nga këto dëgjesa publike, ku njëra prej tyre i shkruan se kjo situatë nuk është gjë tjetër vetëm se një tallje.

rama1

 

Komentusija: Tallje menderje me mjete rrethanore i thone kesaj punes se ketij me keto degjesat publike!

Rama: Sa gjynah goxha grua me kete gjuhe kaq te rendomte  ?

Komentusja: Ta dish ti cfare halli kam une ,do thuash si e paske ruajtur akoma qetesine e sje çmendur.Iku mundi i 25 viteve qe patem ndertuar me para gjaku duke ia kursuer edhe buken vetes per te ndertuar ate cope shtepi qe ti na i hodhe ne toke per 2 minuta,sikur nje dhome e nje kuzhine ose nje banese sociale apo ndonje ndihme per kredi te bute te na kishit ndihmuar do ishte me ndryshe,jo keshtu ne kete menyre ,me cfare ta paguajme qirane ?? Po me çmendet djali do vetem te largohet nga Shqiperia,i vrave endrat i vrave shpresat!!!Kishim shume besim tek ti qe do beje dicka,na more ne qafe! Tani e di ajo qe do besh ti ,do me caktivizosh komentet,se ndihme e di qe ska,me keto degjesa publike perballu ti z.Rama!!

Po mos mi caktivizo komentet se te premtoj qe sdo te bezdis me,se kam plot gjera e halle,nuk e prisnim nje gje te tille nga ti!!Gjerat vleresohen pak ne rend kronologjik,duke marr parasysh edhe tranzicionim,ç’faj patem ne te shkretit qe na lejuan te ndertonim aty??Po i humbni shume pike vetes me keto veprime,me mire te na kishe hedh nje bomb aty,sdo shikonim gje me,sesa na le te gjalle e pa futur ne dhe z.Rama!Ne jemi te varfer nuk perballojme qira,vere doren ne zemer kemi femije,kemi njerez me ilace ne shtepi,si mund te na flakesh keshtu??

Keto jane shqetesime me pasoja te renda qe mbeten plage per gjithe jeten,me keto degjesa publike perballu ti,nese e do popullin tend!!!Me mire te kishim vdekur sa na ndodhi kjo drame!

Ne fakt mire e the se keshtu si per gjynah po na shohin te gjithe kohet e fundit,pas drames!

 Rama: Vjollca Duka se pari kjo shprehja “na more ne qafe” eshte e lehte shume te thuhet per ta hequr pergjegjesine nga vetja, por kjo s’eshte aspak keshtu. Projekti i Unazes se Tiranes ka vite qe ka nisur dhe ju e keni ditur kete, keshtu qe s’mund te prisnit qe te mos ndodhte kurre apo qe ta bllokoja une ose cilidoqofte ne vendin tim… Se dyti per te gjitha familjet qe kishin ndertuar pa leje ne aksin e rruges dhe qe s’kane se si perfitojne shpronesim, sepse nuk e lejon as ligji as logjika, Bashkia e Tiranes do jape bonus qeraje per nje periudhe kohe te caktuar, ne menyre qe te kene nje faze tranzicioni drejt zgjidhjes qe secili duhet te gjeje! Dhe se treti, kjo s’eshte as pune pikesh e as pune dore ne zemer, sepse s’eshte as personale e as politike, po eshte shteterore dhe ligjore. Keshtu qe drejtohuni ne bashki per te

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura