E KRYER/ Interi godet në merkato, ylli i Holandës do të zbarkojë sonte në Milano. Ja detajet

Aug 12, 2021 | 11:58
SHPËRNDAJE

Interi po përgatitet të përqafojë zëvendësuesin e Ashraf Hakimit në korsinë e djathtë. Drejtuesit zikaltër janë pranë transferimit të Denzel Dumfrajs.

DUMFRAJS 1

Pasi kanë gjetur prej kohësh akordin me anësorin holandez i cili me kombëtaren e tij shkëlqeu në EURO 2020, tani më drejtuesit zikaltër, Marota dhe Ausilio kanë bindur drejtuesit më të lartë të klubit të PSV-së që të pranojnë ofertën prej 12,5 milionë eurosh plus 2 milionë të tjera në formulën e bonusit.

Një shifër që i ka dhënë dritën jeshile këtij transferimi dhe që i ka kënaqur të gjithë. Holandezi do të zbarkojë sonte në mbrëmje në Milano ku nesër në mëngjes të kryejë vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e tij të ri.

Pas goditjes me ardhjen e Edin Xhekos, Interi godet në merkato duke afruar një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti në Kampionatin e fundit Europian, e cila u zhvillua këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura