“E kam prerë në besë”/ Stresi zbulon detaje të pathëna nga sherri me Noizyn: Kemi pasur shumë plane…

Dec 14, 2022 | 12:40
SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip Kosova”, Stresi ka risjellë sërish në vëmendje sherrin e tij të bujshëm me Noizyn.

Reperi u shpreh se ishte ai që e ka prerë në besë Rigelsin dhe theksoi se kanë pasur shumë plane për të bërë muzikë bashkë.

“Unë e kam prerë në besë Noizyn. Kemi qenë në Itali, e kam prerë në besë. Kemi pasur plane për muzikën me Noizyn. Ka luftuar për mua për kontrata. Këto vite karrierë po dua me u shpërbly bashkë. I kam lënë të gjitha të merret me këtë. Nuk ka asgjë më të vlefshme se dashuria”,- tregoi Stresi.

Disa ditë më parë Arkimedi tregoi se ata janë zënë për dikë tjetër dhe sherri degradoi kur nisën të bënin ‘disse’ për njëri-tjetrin. Më tej ai shtoi se pajtimi i tyre gëzoi shumë njerëz.

“Me e taku afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”– u shpreh reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura