“E kam mbajtur në prehër”, Gentian Zenelaj rrëfen kujtimet e fëmijërisë me Rudina Dembacaj

Oct 9, 2019 | 21:48
SHPËRNDAJE

Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj u bënë bashkë për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes, Lezhës.

Të ftuar në emisionin “Soirée”, me Jonida Shehun, këtë të mërkurë në Top Channel, ata kanë treguar kujtimet e tyre të fëmijërisë në qytetin e Lezhës, teksa kanë pohuar që aktorët njihen bashkë qysh fëmijë.

Rudina-Dembacaj1

“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”, është shprehur Gentian Zenelaj teksa ka shkaktur të qeshura në studio.

Ata janë pyetur më tej nga Jonida nëse kanë qenë bashkë në një lagje.

“Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanim në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”, ka përfunduar aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura