E imitoi në “Portokalli”, ja biseda e drejtoreshës së Tatimeve me aktoren

Oct 10, 2015 | 18:38
SHPËRNDAJE

Pas transmetimit të spektaklit televiziv “Portokalli” dhe videos që bëri xhiron e internetit – kryesisht në rrjetet sociale shqiptare, drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me aktoren Delinda Xhupa.

Kjo e fundit të hënën e kaluar luajti në skenën një deklaratë për mediat që drejtoresha e Tatimeve ka bërë pak javë më parë.

Aktorja Xhupa thotë se pas transmetimit të spektaklit, Shehaj e priti mirë rolin e saj, madje duke e përgëzuar.

“Nga një bisedë e bërë me të në telefon, ajo më shprehu se e kishte pritur mjaft mirë daljen time dhe reagoj pozitivisht, dhe kjo gjë më bëri ta vlerësoj?,-ka thënë aktorja për “Who”.

Xhupa ka paralajmëruar se ky rol do të vijojë në javët në vijim, për faktin se skeçi është pëlqyer shumë nga publiku.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura