‘E hëna pas festës, ditë pushimi’, Braçe kundër vendimit të qeverisë. Kulmi, do këputemi në punë

Apr 1, 2015 | 14:31
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, kreu i Komisionit te Ekonomise, Erjon Brace shprehet kunder vendimit me te fundit te qeverise per shpalljen e se henes dite pushimi, kur festat bien ne fundjave. Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Brace shkruan se pas kesaj dita e javes se punes katandiset ne me shume dite pushimi.

Ai ironizon duke thene se pas kesaj administra dhe ata qe perfitojne nga vendimi ‘do te keputen ne pune’. “Vetem nje gje kam me vendimin e Qeverise: si ti bind bujqit e mi qe te mos punojne te shtunen, te dielen dhe te hene? Seriozisht; Kodi i Punes aktualisht eshte nje vjetersire qe nuk zbatohet jo per ditet e pushimit por per cdo gje!!”- shkruan deputeti i PS-se. 

Postimi i plote Braces ne FB  

Sipas ketij vendimi per FESTA e PUSHIME, JAVA IME E PUNES eshte:

Te hene PUSHIM, te marte pune, te merkure PUSHIM, te enjte SALIBERISHIZEM, te premte pune ne zone, te shtune PUSHIM, te diele PUSHIM!!

SA PUNE, SA PUNE!!

Po patjeter edhe e hena pushim!!

Fjala bie;
Une ne Kuvend kam mundesi te punoj me ligjet vetem te hene e te marte.
Per shkak te rregullores se Kuvendit duhet qe Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit te projektligjeve te depozitohen 24 ore perpara.

Pra te merkuren nuk mund te punoj me projektligjet!!

Domethene, te hene-sipas vendimit- pushim, te merkure pushim, te shtune pushim, te djele pushim; te marte pune, te enjte saliberishizem, te premte ne zone!!

U KEPUTEM NE PUNE! KULMI!

TE DREJTA NJERIU SIC KETO NUK KAM PARE KUND!

Vetem nje gje kam me vendimin e Qeverise:
SI TI BIND BUJQIT E MI QE TE MOS PUNOJNE TE SHTUNEN, TE DIELEN DHE TE HENE?!

Seriozisht;
Kodi i Punes aktualisht eshte nje vjetersire qe nuk zbatohet jo per ditet e pushimit por per cdo gje!!

Reforma e tregut te punes duhet ne rradhe te pare duhet te bej punen te sigurt, te mbrojtur, te mirepaguar dhe natyrisht ditet e pushimit jane ne fund fare fare per ta nxjerre punen nga shfrytezimi, madje ne disa raste edhe nga skllaveria!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura