E frikshme ajo që po ndodh këto ditë në një fshat të Matit, banorët të tmerruar nga gjarpërinjtë (video)

Jun 10, 2018 | 11:29
SHPËRNDAJE

Kjo që po shihni është një video e regjistruar nga banorët e fshatit Kurcelaj në rrethin e Matit dhe gjarpri që shfaqet mbi një pemë i ngjason shumë për nga përmasat një pitoni. Banorët e kësaj zone nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se kanë arritur të masin gjatësinë e tij, është plot 3,7 metra i gjatë.

Të pyetur nga gazetari i “BalaknWeb”, ata thonë se shfaqja e një gjarpri të tillë, i treti në pak ditë është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta. Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.

http://www.balkanweb.com/site/video-gjarperinj-me-permasa-te-frikshme-shfaqen-ne-nje-fshat-te-matit-banoret-akuza-turisteve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura