“E fala për gjashtë vite resht! E kërkoja fajin te vetja”/ Arjola Demiri flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe si e zbuloi tradhtinë

Oct 11, 2021 | 10:51
SHPËRNDAJE

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se si ish-bashkëshorti e tradhtoi për gjashtë vite me radhë. Artistja prej katër vitesh është një nënë e divorcuar, e fokusuar tek karriera dhe tre fëmijët e saj.

arjola demiri (3)

Gjatë bisedës me Ilir Shaqirin në dhomën ku po realizonin lojën e javës, ajo tha se është përpjekur për gjashtë vite me radhë që të rregullojë problemet që ka pasur me ish-bashkëshortine saj për ta bërë martesën të funksiononte.

“E kapërdiva për gjashtë vjet me radhë! Gjashtë vjet! Edhe shpresoja gjithmonë që ok është… tanimë është bërë e rrugës që familjes i ka humbur kuptimi. I ka humbur kuptimi dhe njerëzit gjejnë rrugë të shkurtra për t’u vetëkënaqur, nuk i çojnë… nuk i vendosin pikat mbi i, nuk shikojnë ta stabilizojnë dhe ta rregullojnë ku qëndron problemi.

arjola demiri (6)

Se ty kur të prishen dritat në shtëpi, ti mund të rrish një natë, dy, hajd e shtyn edhe një javë, po ti je gjithmonë në kërkim për ta ndreq problemin dhe për të sjellë dritat. Jam përpjekur gjashtë vjet me radhë Ilir (për ta ngjitur kristalin që u thye).

Jam përpjekur aq shumë, sepse kjo ndodhi tre muaj pasi lindi Helga (vajza e parë). Ne kishim vetëm dy vjet e gjysmë lidhje dhe nuk e mora shumë seriozisht të them të drejtën në fillim, jo se isha shumë mendjehapur, por e dija që do ndodhte dhe do kalonte.

Femrat e gjejnë fuqinë të falin e rifalin kur vërtet të duan. Unë në gjithë këtë nuk po gjeja ku kisha gabuar. E kërkoja fajin gjithmonë te vetja. Filloi të më bjerë vetëbesimi dhe thoja ‘ku kam gabuar?’. ‘Unë e dua, sepse për tetë vjet që kam qëndru në shtëpi unë atë e kam vënë në gjumë, e kam pritur kur vinte në mëngjes, nuk e lija pa ngrënë bukë, sepse mund të kishte pirë dhe më dhimbsej’. Nuk e di, është e komplikuar.

arjola demiri (13)

Pas Helgës erdhi direkt Rubini dhe ndoshta mendoja që ky kishte pësuar një lloj zhgënjimi që Helga nuk ishte djalë, sepse dëshironte patjetër që Helga të ishte djalë. Dhe ngaqë ime më kishte tre goca para dhe tre djem pas, ndoshta e kapi ajo që ‘ah, kjo do bëjë vetëm goca’. Po edhe sikur të bëja vetëm goca, Zoti i pruftë shëndoshë e mirë. S’e di, nuk e di. Nuk di çfarë të them.

Nuk është se e kam vuajtur tradhtinë, më beso. Kam vuajtur vetëm ndryshimin e atij, sepse nuk kisha përballur me një person të denjë, nuk kisha përballë një person që e donte më shumë, që më konkurronte, që i jepte më shumë, që i kishte dhuruar më shumë, apo një person që vlente më shumë sesa vleja unë.

arjola demiri (12)

E kam marrë vesh shumë shpejt (tradhtinë) nga aty brenda rrethit tonë, dikush më tha: ‘Arjola ty të tradhton’. I thashë: ‘Vërtet? S’ma merr mendja’, sepse isha e bindur në dashurinë e tij, sepse ai ishte shumë posesiv ishte shumë xheloz. Nuk ishte ekstrem, por i kishte këto doza.

Thoja: ‘si ka mundësi që një person që të thotë ty mos më tradhto, tradhton vetë?’. Sepse ai ishte i bindur, ishte i sigurtë, sepse për mua ishte mashkulli i parë dhe si ka mundësi që ky person duke pasur gjithë atë kimi, dashuri, shkonte kërkonte gjë tjetër.

arjola demiri (10)

Nuk më dilnin llogaritë, sepse ne nuk na bashkuan me zor. Ne u njohëm, e pëlqyem njëri-tjetrin dhe thamë ‘ne do rrimë bashkë, do krijojmë familje bashkë’. Një javë pas njohjes unë kam shkuar të jetoj me të.

Ishte dëshira jonë absolute që ne të ishim bashkë edhe gjërat po shkonin shumë mirë, pavarësisht detajeve që nuk është e nevojshme që… Ishin vetëm dy vjet që ai të krijonte lidhje stabël. E fala gjashtë vjet!”,- rrëfeu Arjola Demiri.

Më herët, artistja ka treguar se një ndër arsyet e tjera të divorcit nga ish-bashkëshorti, ka qenë edhe dhuna e ushtruar ndaj saj.

arjola demiri (2) arjola demiri (3) arjola demiri (13) arjola demiri (1) arjola demiri (11) arjola demiri (6) arjola demiri (5) arjola demiri (12) arjola demiri (1) arjola demiri (10) arjola demiri (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura