“E dhunova se nuk pastron shtëpinë”, 40-vjeçari shqiptar godet me grushte në fytyrë bashkëshorten dhe tenton t’i thyejë kyçin e dorës

Sep 20, 2022 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur të premten kur shqiptari ka shkuar në banesë i dehur dhe ka goditur më grusht në fytyrë partneren e tij e më pas ka tentuar t’i thyejë kyçin e dorës.

dhune

Një fqinj ka dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë dhe ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në shtëpinë e çiftit duke vendosur në pranga 40-vjeçarin.

Gruaja ka dëshmuar se bashkëshorti i saj shkoi në banesë në gjendje të dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht. Ajo deklaroi se ai e kapur për krahu dhe tentoi t’i thyejë kyçin e dorës. Pas këtij ngjarje, gruaja ka marrë fëmijën nga martesa e mëparshme dhe është larguar nga banesa.

Ajo ka treguar se dhuna, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht konsumonte alkool.

40-vjeçari ka mohuar akuzat dhe pretendon se ka qenë një nervozizëm i momentit pasi sipas tij “bashkëshortja nuk pastronte shtëpinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura