E dhimbshme/ Këngëtarja shqiptare humb vajzën e xhaxhait nga tërmeti

Nov 27, 2019 | 17:49
SHPËRNDAJE

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, ‘Xing.al’ ka zbuluar se këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, ka humbur gocën e saj të xhaxhait. Bëhet fjalë për studenten e mjekësisë Kristi Reçi, e cila u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës.

Kristi ishte një vajzë plot ëndrra, që fatkeqësisht i la në gjysmë. Ajo ëndërronte të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por Zoti kishte plane të tjera për të./xing.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura