E çon në spital dhe prezantohet si tezja, nëna braktis foshnjën e infektuar me COVID-19

Oct 22, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Një nënë ka braktisur vajzën e saj të porsalindur, pasi e çoi atë në një spital për trajtimin e koronavirusit. Mediat e huaja raportojne se nena dhe fëmija ishin testuar pozitive me COVID-19 kur mbërritën në një spital në Palermo, Itali.

foshnja sçitali

Ndërsa foshnja po trajtohej në departamentin e urgjencës në Spitalin Di Cristina, nëna u zhduk. Tashme policia po kërkon për nenen, pasi ajo nuk arriti t’i përgjigjej një serie telefonatash nga spitali.

“Stafi mjekësor u përpoq të kontaktojë nënën për ditë të tëra,” i tha mjekja Marilu Furnari agjencisë italiane të lajmeve ANSA“Por ne nuk ishim në gjendje te komunikonim me te. Në atë moment, ne thirrëm policinë dhe u thamë atyre se vajza e vogël ishte braktisur.”

Ne momentin qe shkoi ne spital ne 12 Tetor mesohet se gruaja ishte prezantuar si tezja e foshnjës katër muajshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura