E BUJSHME! Arrihet akordi, Shqipëria mund të luajë kundër Argjentinës dhe Brazilit në Ligën e Kombeve

Apr 4, 2022 | 17:38
SHPËRNDAJE

Padyshim që çdo tifoz shqiptar ka ëndërruar që të shohë nga afër ndeshjen Shqipëri-Argjentinë apo Shqipëri-Brazil dhe tashmë, një gjë e tillë mund të jetë e mundur duke filluar që nga viti 2024. UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.

1649076472_227784_1649077651_sumario_grande

UEFA dhe CONMEBOL kanë hapur një zyrë të përbashkët në Londër, nga ky do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë. Sipas mediave ndërkombëtare, palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane.

Ndaj Argjentina, Brazili si dhe 8 skuadrat e tjera të CONMEBOL, parashikohet t’i bashkohen Ligës së Kombeve që nga viti 2024, duke u shpërndarë në kategori të ndryshme. Parashikohet që të paktën dy skuadrat kryesore të jenë në Ligën A. Një shans i artë për Shqipërinë e cila me kundërshtarët që ka përballë në grupin e saj në Ligën B, të tentojë ngjitjen dhe të bëjë të mundur një ndeshje me këto skuadra që kanë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në radhët e tyre.

“Ishte e lehtë të ndërtonim një marrëdhënie të frytshme dhe afatgjatë, pasi ndajmë të njëjtin pasion dhe të njëjtën dashuri për futbollin, Kjo zyrë e përbashkët është hapi i ardhës simbolik për drejtimin e duhur të UEFA dhe CONMEBOL. Do të na ndihmojë të punojmë së bashku për të zhvilluar futbollin si dhe konfederatat tonë”, tha presidenti i UEFA-s, Çeferin pas hapjes së zyrës në Londër, ku ishte përkrah homologut të tij të CONMEBOL, Alehandro Dominguez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura