Dyshime se fshihej “Eskobari”/ Policia i bastis banesën, vjehrri i Balilit: Më kanë grabitur sende me vlerë

Feb 13, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Uniforma,t blu kanë zbarkuar pasditen e së hënës në shtëpinë e Avni Veizit, vjehrrit të Klement Balilit, banor i lagjes «Papuci » në Delvinë.

balili-santa-quaranta

Burime për “Panorma” bëjnë me dije se efektivet e policisë kanë hyrë në banesë edhe pse konstatuan që në të nuk kishte njeri. Ata kanë kontrolluar gjithë ambjentin.

Familjare të familjes Veizi shprehen se askush nuk i ka njoftuar ata për kontroll ndërsa ndihen të revoltuar për kontrollin që u është bërë ne banese pa i pyetur askush.

Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi ka reaguar lidhur me aksionin që ndërmori sot policia në banesën e tij, me qëllim kapjen e dhëndrit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Veizi në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ pohoi se policia zbarkoi në banesën e tij private në lagjen “Papuci” ne qytetin e Delvinës rreth orës 17:20 minuta, ndërsa shtoi se po vijon ende kontrolli. Mes të tjerash ai akuzon policinë për thyerje të banesës, pasi sipas tij ata janë futur në shtëpi pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij. Veizi tha se nga banesa i ishin grabitur sende me vlerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura