Dyshime për lirimin e shqiptarit të kapur në Itali me 18 mln euro drogë

Feb 7, 2016 | 6:15
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i arrestuar më 20 janar të vitit që lamë pas është liruar nga drejtësia italiane. Shqiptari u kap në Brenero me 93 kile kokainë të pastër, që vlen plot 18 milionë euro. Ai është M.A. 42 vjeç, shkruan media italiane “Secolo”.

Bolzano1Mirëpo pas një viti, ai është liruar nga akuzat, çka ngre dyshime për korrupsion në sistemin e drejtësisë italiane.

Ai u mor sot nga avokati i tij, Nikola Netis nga burgu i Bolzanos. Shqiptari i kapur në Itali një vit më parë është emigrant në Holandë dhe mediat italiane shkruajnë se ai është rikthyer atje.

Zbulimi i drogës

Droga u zbulua një vit më parë gjatë një operacioni. Shqiptari kishte hyrë në territorin italian me një automjet kur u zbuluan në sediljet e brendshme plot 93 kilogramë drogë e llojit kokainë.

Shqiptari udhëtonte bashkë me një tjetër dhe duket se faji për drogën i ka mbetur atij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura