Dy vite nga tragjedia e 26 nëntorit, Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti: Kjo plagë është bërë më e rëndë nga braktisja. Përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë…

Nov 26, 2021 | 15:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Lulzim Basha në dy vjetorin e tragjedisë së 26 nëntorit, ka qenë sot një familje të prekur dhe të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues.

“Kjo është një familje simbolike sa i takon harresës dhe braktisjes dy vjet pas 26 nëntorit”- tha Basha.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë se i ka çuar paratë në shpenzie luksi dhe jo për nevojat e qytetarëve në nevojë.

“Ka kaluar dy vjet e kjo plagë s’është lehtësuar por është bërë meë e rëndë nga braktisja, njerëzit u lanë në mëshirë të fatit, një pjesë e madhe janë akoma në cadra po hyjnë në dimrin e tretë në cadra, fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të majtë e të djathtë por qeveria i ndau.

Sot nuk do mburrej me ndihmën bujare të donatëorëve, por do kishte anuluar cdo shpenzim tjetër në vecanti shpenzimet e luksit dhe koncesioneve dhe PPP për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Ky është momenti të bëj dhe një herë zotimin tim për të sjellë një orë e më parë një ndryshim në Shqipëri, gjithë ca kanë ndodhur e kanë qenë jashtë kontrollit të njeriut janë vetëm gjysma e tragjedisë gjysma tjetër e tragjedisë që ka zgjatur për dy vite me radhë është cnjerëzore, është harresa braktisja shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe fondeve të pushtetit që kishte qëllim t’ju mbanin të lidhur pas vetes e t’ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Jam këtu për tu zotuar që familja jonë politike PD është e vendosur ta cojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për githë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti e për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz të cilëve ju rëndojnë jetët e banorëve të dy pallateve në Thumanë të shohin ditën e tyre para ligjit.

Kemi vazhduar të qëndrojmë pranë jush pa asnjë kalkulim politik apo elektoral do qëndorjmë pranë jush derisa cdo problem i shkaktuar jo thjesht nga tërmeti por i rënduar nga keqqeverisja të marrë rrugë”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura