Dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

May 14, 2021 | 15:18
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit SARS CoV-2 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

covid kosove

Gjithashtu nga testimi i 1.835 mostrave të marra, janë shënuar 49 raste pozitive, ndërkaq janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 106.803 nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 99.097 raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura