Dy shqiptarë kalojnë ilegalisht kufirin, kapen në Greqi duke vjedhur ushqime e rroba

Feb 6, 2016 | 22:04
SHPËRNDAJE

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke, pasi dyshohen se kanë vjedhur 7 shtëpi brenda dy ditësh në Prevezë.

Policia-greke3Shqiptarët janë të moshave 23 dhe 28 vjeç dhe për ta thuhet se e kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit fqinj.

Ata dyshohen gjithashtu se kanë vjedhur edhe disa lokale, nga të cilat kanë marrë, veç të tjerash edhe ushqime, rroba dhe një motor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura