“Dy orë pas vendimit i dërgova letër Blinkenit”- Berisha zbulon çfarë i shkroi Sekretarit të Shtetit: Kisha miq në të dyja partitë, thashë nuk i kërkoj ndihmë askujt mbi tokë për…

Dec 1, 2021 | 17:18
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi sot nga Tropoja se dy orë pas shpalljes “non grata” nga DASH i dërgoi letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, ku shkruante se kjo ishte vepër e lobimit korruptiv të Sorosit dhe Ramës.

dy

Berisha u shpreh se ndonëse kishte miq në dy partitë e mëdha në SHBA ai zgjodhi të mos kërkonte ndihmë, por nisi një betejë ligjore për dinjitetin e tij.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi në Twitterin e tij se më kishte shpallur non grata, unë pas dy orësh i bëra një letër, ku i them se kjo është një vepër e lobimit korruptiv të Xhorxh Soros dhe Edi Ramës, dhe i them ato fjalët, por ndërkohë mendova gjatë e gjatë me veten time, cilën rrugë do ndiqja. Kisha mundësi, kisha miq të shumtë, më shumë se kushdo tjetër, në të gjitha nivelet në dy partitë.

Të kërkoja ndihmën e tyre për ta heq atë vendim. Jo thashë nuk do ta bëj, nuk do ti kërkoj askujt mbi tokë ndihmë, për një gjë për të cilën kurrë nuk ka njeri që mund të gjej një fakt, provë apo dokument. Pse do kërkoj ndihmë?! Më cenon dinjitetin edhe unë do ta çoj në gjykatë shkëlqesinë e tij për shpifje. Kjo ma thjeshtoi skemën. Kjo është një betejë për dinjitetin, unë do ta bëja deri ditën e fundit të jetës sime, natyrisht me rrugë ligjore”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura