Dy helikopterë të marinës përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë, raportohet për 10 viktima! Si ndodhi tragjedia në Malajzi

Apr 23, 2024 | 7:19
SHPËRNDAJE

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

avione ushtarake1

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë.

Incidenti ndodhi në orën lokale 09:30 në qytetin malajzian Lumut, ku ndodhet edhe një bazë marine.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane, duke shtuar se do të ngrihet një komision për të hetuar shkakun e incidentit.

avione ushtarake

Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me shtatë persona në bord, besohet se është rrëzuar në një pistë vrapimi.

Tjetri, një Fennec M502-6 ku ndodheshin tre viktimat e tjera, u përplas në një pishinë aty pranë.

Në mars, një helikopter i rojes bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa të Malajzisë gjatë një fluturimi stërvitor.

Piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura