Durrës/ Shtëpia e pabanuar përfshihet nga flakët

Jul 25, 2021 | 18:30
SHPËRNDAJE
zjarr-shtepia
Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Durrës.

Policia njofton se zjarri ka rënë në një shtëpi të pabanuar në pronësi të një 80-vjeçari me iniciale F.B.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 në qytetin bregdetar rreth orës 16:05.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura