Durrës/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal, plagosen pronari dhe një kliente! Ja gjendja e tyre

Sep 21, 2021 | 16:46
SHPËRNDAJE

bombolgazi

Një bombël gazi ka shpërthyer në një lokal pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në Kallm të Durrësit ku dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit, ka marrë flakë bombula.

Kjo ka shkaktuar shpërthimin e për pasojë janë lënduar pronari i lokalit, 28-vjeçari me iniciale M.B. dhe një kliente, 35-vjeçarja me iniciale M.K.

Ata janë transportuar në spital për të marrë trajtim shëndetësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura